Goli i Jasir Asanit është shpallur më i bukuri i ndeshjeve të raundit të gjashtë në kualifikueset e Kampionatit Evropian.
UEFA ka publikuar pasditen e së premtes rezultatin e votimit, teksa perla e vërtetë ndaj polakëve ka marrë pjesën më të madhe të votave.
Një vlerësim i merituar, për golin e realizuar të Jasir Asanit, që zhbllokoi ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë.
Në çdo drejtim ajo goditje e Asanit ishte perfekt, që la të shtangur dhe një nga portierët më të mirë në botë si Wojciech Szczesny i Juventusit, i cili në fundin e pjesës së parë e përgëzoi lojtarin e lindur në Shkup.
Golat e lojtarëve shqiptarë në këto kualifikuese kanë qenë fenomenalë, teksa kanë fituar 3 nga 6 golat më të bukur.
Jasir Asani e fitoi edhe ndaj Moldavisë në raundin e tretë, ndërsa ai i Kristian Asallanit ndaj Ishujve Faroe në raundin e katërt e përsëri i Asanit edhe në raundin e gjashtë ndaj Polonisë.