Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, thotë se takimi i djeshëm në Bruksel nënkupton se Bashkësia Ndërkombëtare është pozicionuar me Serbinë dhe Kosova ka mbetur e vetme në anën tjetër.
Selmanaj ka potencuar se kjo ka ndodhur për shkak të veprimeve të kryeministrit Albin Kurti, karshi këtij procesi të dialogut.
Ai potencoi se kjo fazë e dialogut, është proces më jo transparent në dekadën e fundit.
“Dua të ngritë shqetësim jo vetëm timin por edhe të deputetëve të tjerë, për mungesën totale të transparencës të këtij procesi. Me tepër se 10 vite ka filluar ky proces i dialogut, kjo fazë që po ndodhë në qeverinë Kurti, është procesi më jo transparent që ka ndodhur në dekadën e fundit”.
“Kemi informata që i marrim nga intervistat ose të themi ligjërimit popullsitë që jep kryeministri i jep në Bruksel e Prishtinës. Me tepër kuptojmë nga deklaratat e njerëzve, dhe nga kontaktet që kemi me aleatët tanë sesa nga Qeveria e Kosovës”.
“Takimi i fundit i djeshëm ajo që na arritëm të shohim dhe të kuptojmë, përfundimisht Bashkësia ndërkombëtare dhe Serbia janë në njërën anë dhe Kosova ka mbetur e vetme në anën tjetër”.
“Asnjëherë s’ka ndodhur në histori nuk ka ndodhur, gjithmonë Kosova ka qenë në një anë me aleatët dhe Serbia e vetme. Tash i kemi ndërruar rolet tërësisht. Me veprimet absurde të këtij kryeministri. Veprimet aventureske dhe të pakuptimta që i ka bërë karshi këtij procesi, na ka sjellë në situatë, ku sot është dita e 79-të nga masat sanksionet e vendosura”, ka thënë ai në Edicionin Special në Klan Kosova.