Gazetari Fatmir Aliu dhe Eroll Shaqiri kanë qëndruar në Zajaz të Kërçovës, ku në shtëpinë e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti kanë realizuar intervistë me të parin e integristëve.
Përshtypja e parë ishte se hyje në një pallat, pasi kështu dukej nga jashtë shtëpia e Ahmetit. Por ky i fundit sqaroi për publikun, se shtëpitë që gjendet në atë oborr, janë të ndërtuara që para se ai të hynte në politikë.
Vetëm njëra nga 4 shtëpitë e që qëndronin aty, ishte e tija, dhe ai sqaroi se ishte ndërtuar mbi themelet e shtëpisë së babait të tij.
“Të gjitha ato të tria kanë qenë të ndërtuara para se unë të hyja para se unë të hyja në politikë. E imja është ndërtuar në themelet e shtëpisë së vjetër. Pas vitit 2000… Është kati i përdheses dhe i dyti. Këto janë oborre, të gjitha trashëgimi nga katragjyshi… Unë i fundit e kam ndërtuar shtëpinë sepse nuk kam qenë këtu. Vëllezërit më kanë bërë një tradhti, sepse e kanë marrë nënën e kanë sjell në Shipokivicë dhe këtu me eskavatorë e kanë rrëzuar shtpinë këtu. Unë nuk kam dashur ta rrënoj, sepse kam dashur ta mbaj kujtim nga babai”, tha Ahmeti.
https://fb.watch/n77ZOjUOgX/?mibextid=cr9u03