Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Arben Kingji ka theksuar rolin e KFOR për sigurinë në Kosovë dhe më gjerë, si dhe angazhimin e tij për mbështetjen e këtij operacioni të NATO-s.

Gjatë pjesëmarrjes në takimin e Komitetit Ushtarak të NATO-s të mbajtur në Oslo të Norvegjisë, ai foli për ndikimin që lufta në Ukrainë ka pasur në mjedisin global të sigurisë dhe nevojën për të mos shmangur nga vëmendja një ndikim të mundshëm në mjedisin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, raporton ATSH, transmeton Klankosova.tv.

Takimi ku ishte i pranishëm shefi i shtabit të ushtrisë shqiptare u drejtua nga kryetari i Komitetit të NATO-s, Rob Bauer, me mbështetjen e komandantit Suprem të Aleancës në Evropë, gjeneral Cavoli, dhe komandantit të Lartë të Aleancës për Transformim, gjeneral Lavigne.