Aktorja e famshme hollivudjane Angelina Jolie ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram librin e saj “ Know yours rigths and claim them” (Të kërkoni të drejtat tuaja dhe ti njihni ato).  Angelina Jolie, Amnesty International dhe Geraldine Van Bureen kanë bashkuar forcat për të krijuar një burim për fëmijët dhe të rinjtë që të mësojnë për të drejtat e tyre, me botimin e një libri të ri që fuqizon adoleshentët të flasin kundër padrejtësisë.

Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm.”, ka cituar Angelina Jolie në Instagramin e saj në gjuhën shqipe.

Mesa duket libri i aktores Angelina Jolie është përkthyer edhe në shqip për të gjithë lexuesit shqiptar.