Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina është një prej personazheve publike e cila ndërron shumë shpesh stilin e saj.
Veshja është ajo që e karakterizon më së shumti, mirëpo edhe ndryshimet e shpeshta në stilin e flokëve.
Ditën e martë, ajo ndau me ndjekësit e saj, një foto ku shihej që kishte ndërruar ngjyrën e flokëve nga zeshkane në bjonde
Kujtojmë se Fjolla pak javë më parë është liruar nga spitali ku ishte shtruar për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.