Mesfushori Henrikh Mkhitaryan do të mbetet pjesë e Interit të paktën edhe edicionin e ardhshëm.

“Calciomercato” ka raportuar të martën se mesfushori armen do ta rinovojë kontratën me ekipin italian, që i skadon në fund të këtij edicioni.

Forma e mirë e 34-vjeçarit në fillim të këtij edicioni ka detyruar Interin t’i bëjë ofertë për vazhdimin e bashkëpunimit.

Mësohet se mesfushorit i është ofruar rinovimi i kontratës deri në vitin 2025 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Këtë edicion, Mkhitaryan ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 1 asistim në katër paraqitje në Serie A, ku Interi ka regjistruar katër fitore.

Ai është pjesë e Interit prej vitit të shkuar, kur iu bashkua si lojtar i lirë. Mkhitaryan ka luajtur edhe për Arsenalin, Manchester Unitedin, Borussia Dortmundin e Shakhtarin.