Rritet numri i të infektuarve me Coronavirus në Gjermani para vjeshtës dhe dimrit kur pritej një valë e re. Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner dhe Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius anuluan takimet e tyre këtë javë pasi ishin infektuar me COVID-19, shkruan dpa. Presidenti në detyrë i Institutit Robert Koch (RKI), Lars Schaade, tha të hënën se ata kanë vënë re një rritje të infeksioneve të frymëmarrjes, përfshirë coronavirusin.
Sidoqoftë, Lauterbach bëri thirrje për vaksinimin e rekomanduar shtesë. “Infeksioni COVID-19 nuk është një ftohje, nuk është një gjë e vogël”, tha ai. Personat mbi 60 vjeç dhe me sëmundje të konstatuara duhet të zvogëlojnë rrezikun për shëndetin e tyre dhe të “freskojnë” mbrojtjen me vaksinim. Ministri i Shëndetësisë dhe Instituti Robert Koch kanë rekomanduar mbajtjen vullnetare të maskave në situata të caktuara. Gazeta Frankfurter Rundschau shkruan se vala e infeksioneve është jashtëzakonisht e lartë për këtë periudhë të vitit kur temperaturat e ajrit janë në nivelet e verës.
Maska është rikthyer edhe në rrugë. Në transportin publik lokal ose në supermarket, personat me maska mbrojtëse sërish mund të shihen.