Çmimet e bukës nëpër markete kanë rënë në 30 denar me masat e reja të Qeverisë të cilët kanë hyrë në fuqi nga dita e djeshme për uljen e disa çmimeve të produkteve ushqimore.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka njoftuar në profilin e tij në fejsbuk se çmimet e pijeve joalkoolike dhe alkoolike do të ulen për 10% në periudhën e ardhshme.
Ndryshe dje Qeveria në seancë miratoi vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për produktet bazë ushqimore.
Në këtë listë bëjnë pjesë poashtu produkte të tjera të mishit, të qumështit si dhe vezët dhe pemët dhe perimet e freskëta