Çifti i njohur i shoëbizzit, Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio, u përfolen shpesh në media për lidhjen e tyre afatshkurtër.

Një burim i afërt i çiftit ka zbuluar arsyen se pse pati një krisje në marrëdhënien e tyre dhe kush e mori vendimin për ndarje.

Sipas tij, vendimi erdhi nga modelja, e cila nuk mendonte se marrëdhënia e saj me aktorin do të kishte të ardhme, për shkak se prioriteti i saj kryesor është vajza 3-vjeçare Khai, por edhe jeta e aktorit është një motiv i rëndësishëm.

Personi anonim u shpreh: “Gigi nuk do që i dashuri i saj të dalë nëpër klube, të jetë në çdo event dhe duke punuar gjatë gjithë kohës. Ajo do dikë që ta ketë përkrah, një partner”, duke shtuar se nuk do të dalë me dikë me të cilin s’e ka seriozisht.

Qëllimi i modeles është që të dalë me një person “të denjë” për t’ia prezantuar të bijës.

“Ajo dhe DiCaprio janë në stade të ndryshme, fizikisht dhe emocionalisht. Ata të dy udhëtojnë shumë, duke marrë parasysh profesionet e tyre. Por, Gigi po merr përsipër më shumë punë që e lejojnë të kalojë kohë me vajzën. Leo, nga ana tjetër, udhëton shumë dhe do që të festojë. Këtu vjen pjesa e tundimit që e shqetëson Gigi-n”, theksoi burimi.

Hadid dhe DiCaprio janë ndarë me mirëkuptim dhe ende mbajnë kontakte me njëri-tjetrin, pasi dhe pse mund të kenë ndarë rrugët,  janë miq dhe kanë edhe shumë shokë të përbashkët”.

Të dy, edhe Gigi, edhe Leo janë përfolur për romanca të tjera. DiCaprio është fotografuar duke u puthur me modelen Vittoria Cerreti në fillim të muajit, ndërsa sa i përket Gigi-t, ka zëra se ajo po del me Cole Bennet, një producent muzikor.