Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, i është drejtuar deputetit të VV-së, Eman Rrahmanit, për qëndrimet kundër Projketkodit Civil, duke i thënë se “vota dhe sjellja e juaj është antikushtetuese”.
Rrahmani, ishte në mesin e atyre që votuan kundër Kodit Civil, së bashku me disa deputetë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosjes dhe të komuniteteve jo shumicë.
“Ti the që për shembull veproni sipas Kushtetutës, e drejtë kushtetuese me votu si deputet qysh dush. Ne fakt e drejta kushtetuese është me votu qysh duhet po jo me shkelë kushtetutën. Kushtetua jonë është koxha liberale për të drejtat e njeriut. S’di kur e ki lexu për herë të fundit. Tash ti kur voton kundër kodit civil për shkak të bashkësisë, ose lejimi të bashkësisë së një çifti homoseksual, atëherë ti po e shkel kushtetues, pasi Kushtetuta e jonë këtë e lejon… ka qenë diskutim i madhe për atë nen të Kushtetutës nga konservatorizmi, qoftë ai patriarkale, kombëtare ose religjioze pse me leju atë… kështu që unë mendoj që vota dhe sjellja e juaj është antikushteutuse, po fals për Kodin civil në këtë rast”, ka thënë Ymeri në “Debat Plus”.
Ë kësaj Rrahmani u përgjigj duke thënë se “nuk e kisha porit prej Visarit”.