Mbrëmjen e kaluar, aktorja e njohur i ka dedikuar një postim në Instagram, Sarës, përmes të cilit tregon se si arrin ajo ta joshë fituesen e “Dancing with the Stars”.

Sara Hoxha dhe Olta Gixhari kanë krijuar një miqësi mjaft të fortë që pas pjesëmarrjes në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”. Dy personazhet e njohur publik, jo vetëm që shijojnë shoqërinë e njëra-tjetrës por tashmë edhe fëmijët e tyre, Poi dhe Amar, luajnë së bashku.

Mbrëmjen e kaluar, aktorja e njohur i ka dedikuar një postim në Instagram, Sarës, përmes të cilit tregon se si arrin ajo ta joshë fituesen e “Dancing with the Stars”.

Gjatë një bisede të bërë në “Whatsapp”, Olta i ka dërguar një fotografi Sarës, ku shihet një pjatë me bukë, domate, gjizë, ullinj që me pak fjalë është një ushqim që çdo shqiptar e ka të preferuarin e tij.

“Si e josh në Sarën”, ka shkruar Olta bashkangjitur postimin të bërë në “Instastory” ndërkohë Sara e ka ripostuar në profilin e saj, duke iu përgjigjur: “Dalim në origjinë shpejt”, duke lënë kështu të nënkuptohet që edhe pse shpesh herë provojmë ushqime nga kuzhina të ndryshme në botë, duket se thellë thellë, kjo është ajo çfarë na e mbush shpirtin e stomakun.

Kujtojmë që Sara dhe Olta janë në përgatitje e sipër për premierën e filmit, “Në Kuadër të Dashurisë”, e cila do të jetë shumë shpejt por ende nuk është bërë publike një datë e caktuar. Madje në një komunikim virtual që aktorja ka patur me ndjekësit e saj në Instagram, ka treguar se momentalisht po merret me përzgjedhjen e veshjes së saj për premierën e filmit.

Fansat e kanë ngacmuar gjithashtu, duke e pyetur nëse Dori do ta shoqërojë në premierën e filmit, pyetje të cilës Olta i është përgjigjur: “Nuk besoj se do të jetë në premier sepse nuk do të jetë fytyrë publike po përpiqemi shumë për këtë vetëm kur e shofim veten çift viral nëpër aeroporte unë qesh por Dori u bë tym…”.