Milan transferon yllin e rivalëve.

Milan për shopping te rivalët e tyre.

Pavarësisht se merkato është mbyllur, drejtuesit kuqezi po punojnë dhe po monitorojnë profilet që mund t’i dhurojnë trajnerit Pioli në merkaton e dimrit.

Ideja e fundit e Furlanit dhe Moncadas luan në Serie A, më saktësisht te Juventusi.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Biankonerëve, Moise Kean, i cili nuk bën pjesë në planet e Allegrit.

Kean ka luajtur vetëm 13 minuta këtë sezon, ndërsa kontrat me Zonjën e Vjetër i skadon në vitin 2025.

Rosonerët synojnë huazimin e Kean me opsion blerjeje dhe te Juventus janë të hapur që ta lënë të lirë.