Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se strategjia e Kryeministrit Albin Kurti në procesin e dialogut, po e pozicionin e Kosovës.
Molliqaj ka thënë se Kurti e ka humbur totalisht besimin e ndërkombëtarëve, me veprime të njëanshme gjatë gjithë procesit.
“Besoj që gjërat janë bërë përtej seriozes, janë bërë alarmante dhe tejet shqetësuese…Strategjia e Kurtit është strategji që e dëmton pozicionin e Kosovës, ndonëse është e nisne për interesa të Kosovës, rezultatin e ka të kundërt. Nëse e kqyr, Marrëveshjen e Brukselit, Aneksin e Ohrit dhe sekuencimin e Brukselit tani, ju e kuptoni se krejt cka investu Kurti, veç keq i ka bë vetes dhe pozicionit të Kosovës sepse e ka humbur totalisht besimin e bashkësisë ndërkombëtare…”, ka deklaruar Molliqaj në DPT te Fidani.