Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mori pjesë në manifestimin e shpalosjes së lapidarit të veprimtarit të shquar, Lezam Ramadani – La Xami në fshatin Vicë të Tetovës.
Ahmeti në Facebook shkruan se La Xami përjetësisht do të kujtohet për atdhedashurinë e tij dhe guximin, gjithmonë në shërbim të kauzës kombëtare.
Statusi i plotë:
Në fshatin Vicë të Tetovës, bashkë me bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë, përjetësuam kujtimin për veprimtarin e kauzës kombëtare, Lezam Ramadanin – La Xami, me lapidarin në vendprehjen e tij
Deri në çastet e fundit të jetës nuk pushoi së vepruari në dobi të mirëqenies sonë kombëtare.
Të paharrueshme ndër breza do të mbeten atdhedashuria, guximi dhe veprimtaria e tij kombëtare në Ushtritë tona Çlirimtare.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për La Xamin dhe të gjithë dëshmorët!
LAVDI! 🇦🇱
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0DH4FYXZF8uSKC1D24tj6gx5dHFSRSuDHnR8SHhxEVD63T46Lwx4eETYoqeG7ktAkl&id=100044523937585&mibextid=Nif5oz