Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar në faqen e tij zyrtare në Facebook se Panairi i punës nga Bechtel & Enka po vijon të mbahet në qytetin e Kërçovës, Kumanovës dhe Velesit.

Grubi ka apeluar sërish që personat e interesuar të bashkangjiten në kompaninë prestigjioze të ndërtimit Bechtel & Enka për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.

Statusi i plotë:

Mbi 2000 vende të reja pune, mundësi që nuk duhet lëshuar! APLIKONI!!!

Pas Gostivarit, Tetovës, Prilepit dhe Manastirit, panairi i punësimit në konzorciumin Bechtel & Enka për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D po vijon në Kërçovë, Kumanovë dhe Veles deri më datë 3 tetor nga ora 12:00 deri në ora 16:00 në lokacionet e potencuara.

Ju ftoj që të ndani kohë, të vizitoni këto lokacione, të informoheni rreth vendeve të punës dhe të aplikoni në hr@beuk.mk.

📸 Take a look at this post on Facebook https://www.facebook.com/100044385821029/posts/pfbid03277QRev4FsGpCbmL8jtrqUR2idL7ZRCGkyq2yeQVGXXukzNv9espJWZU1LghLz7Cl/?mibextid=pOX3Xz