Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka bërë thirrje Beogradit që të ndaloj financimin e grupeve terroriste në veri të vendit.

Ky është postimi i Kurtit në Twitter:

“Një policë i Kosovës  ka mbetur i vrarë sot në krye të detyrës ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, në komunën veriore të Zveçanit.

Të shtënat me armë kundër policisë janë në vazhdim. Kjo është arsyeja pse ne kemi bërë thirrje që Serbia të ndalojë sponsorizimin e sulmeve terroriste në veri.”