Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani ka dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovës ku si pasojë mbeti i vrarë një polic.
Sipas Osmanit, ky akt dhune duhet të hetohet dhe të ndiqet tërësisht
“Dënoj fuqishëm vrasjen e policit në detyrê në veri të Republikës sê Kosovës. Ngushëllimet e mia familjes dhe miqve të oficerit të vrarë me urimet më të mira për shërimin e shpejtë të të plagosurve. Ky akt dhune duhet të hetohet dhe të ndiqet tërësisht. Stabiliteti dhe siguria e Kosovës nuk do të cenohet nga aktet e dhunës. Siguria e qytetarëve është e para”, ka shkruar në facebook ministri Osmani.