Vrasja e policit, Afrim Bunjaku, tronditi vendit tonë mëngjesin e sotëm, pasi i ndjeri mbeti i vdekur teksa ishte në detyrë, ku së bashku me disa nga kolegët e tij, u sulmuan në hyrje të fshatit Bajnskë nga grupe të armatosura serbe.

Në familjen e tij, në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë kanë nisur vizitat e familjarëve për ngushëllime, ku pran shtëpisë së policit tashmë të ndjerë po qëndrojnë Policia e Kosovës dhe autoambulanca, pasi gjendja emocionale e familjarëve të tij është jo e lehtë.

Afrim Bunjaku ka lënë pas vetes gruan dhe tre fëmijë, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është jo e mirë aktualisht.

Siç mëson Sinjali, familja e Afrimit, përveç kësaj tragjedie, disa vjet më parë është përballur me humbjen tragjike të djalit të tyre. Ai vdiq në moshë të re, pasi u godit nga një veturë.

Të afërmit, viktimën e kanë përshkruar si një njeri të sjellshëm e të ndershëm.