Shkruan: Frajeri i Mahallës

Au, au xhit ndajëm! Na u bo krietari i mahallës, t’i marre mbaj viti gajlet e kit shqiptarisë!

Na fal, puça Bilall, se e tepraum, e dimë se nauk kije fuqi për gajlet e kit shiptarëve, ama të kit ksaj opozite tonë shiptare, m’duket se dush t’i dalësh zot!

Mos e kije gabim be shoç?! A e di xhi do të thote ta hapish kosën çaç xhonë?! Ne vërte duhet fuqi për këtë xho, taj a i del zot? Se, t’i bashkojsh shiptarët kundër shiptarëve, veç te taj e kemi ndaj këtë send!

Duket se taj shaum çëllon filma! Mos ke hi ene taj te dëni film? A mos të duket viti si Skenderbeg, a? A mos e ke pa çat serialin “Bashkallajk”, o puçe, e do t’i bojsh bashk krejt me ni vend?

A, bashk,… “bashkallajk”!

A m’duket se nauk e ke pa bash majr këtë bashkallajkin, se aqe sikur jonë bo bashkë me vehër, me dhondër e reja, ama secalli krehën ka viti, o puçja Bilall! Nauk dihet kush ha e kush paj! E për t’pagjut, ene ma pak!

Mos na keçkupto, o krietar, nauk imi ne kundër bashkallajkit!. Ku ka ma majr se t’i bojsh bashk’ kit shiptarët! Ama Noli ka thonë shiptarët jon krejt mbreta, secalli ma mbret se qetri. Ku t’ngjojn me ardh n bashkalljakin tond, o Puçe!

Masandi, kanë thonë mos ja çëllo hundën, po çëlloja punën! E punët tauja jon për midoni, ene nauk na e merr mendja se t’vihet dikush mbas!

Taj t’ka përmendë aj shkrimtari jonë Kimi, Kim Memeti de, që ja prajshe bashkallajkin opozitar çish kur e kishe Besën bashkë! Masandi, thanë taj e prajshe Besën ene Afrimi mbet jasht, boni vet parti!

Po a kina harrua sa llafet ja keni thonë njoni qetrit?

A i kini marrë hallallajk njoni qetrit për gjith ato llafe që s’i kapën kalemi?

E po, kanë thonë ene qetër send kto qeçët e moçëm: se trajmi i majr, me shaum shokë! Po taj ku i kije shokët e tauj t’ngushtë!? Krejt ma ta kanë kthaj shpajnën sa u afrova me Afrimin! E afrove Afrimin, t’hiki Arjaniti, dora jote e gjathtë! T’hiki ene dora jote e majt, Zejdi!

Taj mendon se s’ka gajle, si kjo medicina e shtjahishme, hek ni dorë, ve qetër! Hiçe Arijanitin, vine Izetin, hiçe Zejdin, vine Afrimin!

Po, majr e kije, po kushedi a dun ato t’bohen dora jote!

E mor puçja Bilall, majr osht bashkallajki, amo a mund t’i dalish zot? Ene për do punë duhet me pasë fuqi, e taj veç e rren vitin tond.

A e di at’ meselen e bretkosës? E kishte pa kalin te ja vu patkonjtë, ene i thotë nallbonit, m’i ve ene mu!

Mos harro o lala Bilall, ati osht at, e bretkosa dë jese përherë bretkosë!

Masandi, me fol halis si duhet, hala i kimi parasajsh do alleshvereshe me kto që dun delli t’u perëndoje ka Lindja! E taj i mba pak si shaum ngat vitit! Delli i shiptarit perëndon n’perëndim, e jo n’Lindje!