Luka Modriç është lidhur së fundmi me një kalim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktësisht te ekipi i Inter Majamit. Me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me Real Madridin, 38-vjeçarit i është ofruar mundësia për të luajtur së bashku me Lionel Mesin.

Sipas raportimeve të fundit, është pronari i Inter Majamit, Dejvid Bekam, ai i cili po përpiqet që ta joshë kroatin që ti bashkohet ekipit të tij, të cilët më herët kanë qenë të interesuar edhe për Luis Suarez.

Pikëpyetja më e madhe është nësë Inter Majamit do ti lejohet një operacion i tillë, për shkak të fair-play financiar. Mesi, Zhordi Alba dhe Buskets  që të gjithë kaluan në qytetin e Floridas pas një aventure të suksesshme në Evropë./abcnews/