Roma po mendon për huazimin e Jadon Sanchos në janar
Jadon Sancho është dëbuar totalisht nga Manchester United pasi marrëdhënia e tij me trajnerin Erik Ten Hag nuk është aspak e mirë.
Sulmuesi anglez është përjashtuar nga ekipi i parë dhe po stërvitet me të dytin gjatë kësaj kohe.
Largimi i tij në afatin kalimtar të janarit nga Djajtë e Kuq duket i pashmangshëm dhe e ardhmja e anglezit mund të jetë në elitën e futbollit italian Serie A.
Gazeta nga kryeqyteti italian e afërt me Romën, Il Romanista ka shkruar se kryeqytetasit italian janë duke e ndjekur me interesim të madh situatën e Sanchos.
Jose Mourinho e pëlqen shumë anësorin anglez dhe është gati për ta marrë si huazim në janar.
Trajneri portugez synon që ta bëjë një treshe të ëndrrave në sulm me Jadon Sanchon, Paulo Dybalan dhe Romelu Lukakun.
Gjithsesi nuk do të jetë aspak lehtë angazhimi i anglezit, pasi në garë për të është edhe ish-skuadra e tij Borussia Dortmund.