Dogana e Maqedonisë së Veriut njofton se ka konfiskuar 20 ora dore në vlerë të 178.050 denarëve.

Orat janë konfiskuar nga një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut, në vendkalimin kufitarë të Novosellës.

“Pas zbulimit të orëve të padeklaruara, personi, përndryshe shtetas i Maqedonisë, ka deklaruar se ato janë blerë nga Zvicra.

Orët e konfiskuara do t’i dorëzohen Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar, ndërsa kundër personit është bërë kallëzim përkatës për shkelje të rregullave doganore”, thonë nga Doganat e Maqedonisë së Veriut.