Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi bashkë me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot kanë marrë pjesë në hapjen solemne të elektrocentralit fotovoltaik më të madh në Ballkan të kompanisë “Mеy Energy” në Novaci, me kapacitet prodhimi të energjisë elektrike prej 55MW.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka theksuar se Qeveriа qëndron në mbështetje të fuqishme të çdo investimi që rrit kapacitetet prodhuese të energjisë elektrike.

“Përgëzova mikun tim, afaristin Shefket Demiri dhe bashkëpunëtorët e tij për realizimin e këtij projekti që është i një rëndësie të jashtëzakonshme për vendin dhe rajonin në kohë të krizës globale energjetike. Qeveria qëndron në mbështetje të fuqishme të çdo investimi që rrit kapacitetet prodhuese të energjisë elektrike përmes burimeve të rinovueshme të energjisë, gjë që është reaksion i domosdoshëm për mbrojtjen e ambientit dhe zmadhimin e potencialit prodhues vendor të energjisë elektrike”, thekson zëvendëskryeministri Grubi.