Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpesë që bashkësia ndërkombëtare do t’i japë përgjigje veprimit agresor të Serbisë në mënyrë të duhur.

Sipas saj kjo duhet të bëhet duke u dënuar ajo që ndodhi në Banjskë të Zvecanit dhe më pastaj duhet të merren masa ndaj Serbisë.

“Përndryshe Serbia mund ta keqinterpretojë mungesën e veprimeve dhe fatkeqësisht të inkurajohet më tepër dhunë pas dhune. Kjo do të ishte jashtëzakonisht e dëmshme, natyrisht, jo vetëm për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, por po ashtu për tërë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Osmani për Associated Press.

“Ne kemi nevojë për rol më të fuqishme të ShBA-së si vend që ka kontribuuar më së shumti për paqen dhe stabilitetin në këtë rajon”.

Osmani më tej ka vazhduar të thotë se Bashkimi Evropian nuk ka mbajtur qasje të njëjtë ndaj Kosovës dhe Serbisë.

“Neve na duhet një qasje më e balancuar nga Bashkimi Evropian, sepse çfarë kemi parë prej kohësh ka mungesë balance. Siç e dini, siç në flasim, Kosova është vend nën masa, dhe thjeshtë nuk ka asgjë kundër Serbisë, çfarë e ka dëmtuar aq shumë procesin e dialogut”.

Ajo ka theksuar se krejt çfarë kanë kërkuar janë principet e barabarta ndaj të gjitha palëve.