Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në një intervistë për median boshnjake “Istraga” deklaron se ai së bashku me familjen e tij ndjehet më i sigurtë në Kosovë sesa në Serbi.

Ai e ka cituar edhe Oliver Ivanoviq se “serbët në veri nuk e kanë asnjë problem me shqiptarët por kanë problem me Listën Serbe dhe me qeverinë në Beograd”.

“Unë si serb dhe familja ime serbe ndihem më i sigurt në Kosovë sesa në Serbi. Siç ka thënë dikur Oliver Ivanoviq para se të vritej: Serbët në veri të Kosovës nuk e kanë asnjë problem me shqiptarët. Ata kanë problem me Listën Serbe dhe me qeverinë në Beograd”, është shprehur ai për “Istraga”.