Partitë opozitare kanë kërkuar rritjen e pagave për policët dhe sigurime shëndetësore.  Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka deklaruar se do të propozojnë një draft-rezolutë që Kuvendi të marrë përsipër një agjendë që lidhet ekskluzivisht me Policinë e Kosovës.

Tahiri  ka theksuar se propozimin e kësaj draft-rezolute do ta bëjë në seancën e re të Kuvendit që do të mbahet ditën e enjte.

“Do të kërkojmë që Kuvendi të merr një agjendë specifike në raport me Policinë e Kosovës, që të përmbushen tri pika kryesore që lidhen me funksionalitetin, efikasitetin dhe ndjeshmërinë e PK-së”, ka deklaruar si.

Kure, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka theksuar se siguria në vend pas ngjarjeve të fundit kërkon një reflektim më serioz sepse po prekin funksionalitetin e shtetit.

Sipas tij, AAK-ja ka përfunduar mbledhjen e 40 nënshkrimeve për një seancë të jashtëzakonshme ku do të kërkojmë rritjen e koeficientit nga 105 në 129 euro.

“Të parët që do të preken janë Policët e Kosovëse shohim të rëndësishme që tani të kalojmë nga fjalët në vepra. Në këtë funksion besojmë që do të kemi mbështetje nga të gjithë deputetët edhe ata të shumicëë”, ka theksuar Tahiri.