Prej sot fillon pagesa e pensioneve me rritje prej 5.3%.

Më së shumti do të marrin përfituesit e pensionit më të lartë, rreth 3700 denarë plus.

Pensionistët, nga ana tjetër, me pensione më të ulëta do të marrin rritje për 700 denarë.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë:

“Sipas metodologjisë dhe të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, pensioni për muajin shtator do të rritet me 5.3%. Ky është rregullimi i dytë për këtë vit, në muajin mars është rritur me 8.4% dhe bashkë me 5.3% në shtator është gjithsej 13.7%”. Në vend jetojnë rreth 330 mijë pensionistë. Pjesa më e madhe e tyre, mbi 97 mijë në muaj, pranojnë pensione deri në 13 mijë denarë”.