Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka ritheksuar faktin sesi akoma nuk ka pasoja për Beogradin edhe pas ngjarjes së 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit, aty ku mbet i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Ajo në platformën X, ka radhitur ngjarjet në Veri dhe lirimin e Radoiçiq dhe pas gjithë kësaj ka shprehur habi se si Kosova vazhdon të mbetet nën sanksionet e BE-së, ndërsa për Serbinë nuk ka pasoja.

Reagimi i saj i plotë:

Radoiçiq mbetet i lirë në Serbi.

Ende nuk ka pasoja për Beogradin nga Britania e Madhe, SHBA, BE, pavarësisht vrasjes së oficerit të policisë, armatosjes së paraushtarakëve, rrëmbimit të policëve, as rolit në plagosjen e rëndë të trupave të NATO-s.

Megjithatë, Kosova mbetet nën sanksionet e BE-së.

Diplomaci parandaluese?