Fitore spektakolare e Real Madridit në “Diego Armando Maradona” në një përballje me shumë raste shënimi.
Real Madridi ka marrë fitore fantastike në udhëtim te Napoli me rezultat 2-1 në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Pas 19 minutash lojë, skuadra italiane kaloi në epërsi me golin e Leo Ostigard.
Por, Los Blancos i barazuan shifrat shumë shpejtë, duke shënuar në minutën e 27-të me anë të Vinicius Junior, që u asistua prej Jude Bellingham.
Anglezi më pas ndryshoi rol nga asistues në golashënues, duke realizuar në minutën e 34-të me asistim e Edouard Camavinga.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa e dyta nisi edhe më furishëm.
Napoli fitoi penallti në minutën e 54-të, pasi Nacho luajti me dorë brenda zonës, ndërsa nga pika e bardhë realizoi Piotr Zielinski për 2-2.
Mirëpo, mysafirët nuk u dorëzuan sërish dhe ia dolën ta rikthenin epërsinë, tani falë një auto-goli nga Alex Meret (78’), por që gjitha meritat shkojnë te Federico Valverde që lëshoi një goditje të fuqishme dhe nga goditja e traverses, topi preku pjesën e pasme të portieri të Napolit për t’u futur në rrjetë.
Real Madridi është lider i Grupit C me gjashtë pikë, Napoli dhe Braga me tri, ndërsa Union Berlini ende pa asnjë.