Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se i posedon 16 milionë euro asete, dhe 5 apo 6 milionë euro borxhe.

Por, ka shtuar se asetet që i posedon ia mbulojnë borgjet.

Madje, ka treguar edhe mënyrën se si i mbulon borxhet nga asetet që i ka

“Unë mundem me i shit ato 16 milionë asete me më mbet mua 8 milionë edhe me i hjek krejt borxhet, por mënyra e të investuarit nuk është e meçme sepse unë i kam lëshuar me qira pronat e mia që e paguajnë atë borxh”, ka thënë ai, në Context të ATV-së.

Ndërsa, kur është pyetur nga gazetari Lavdim Hamiti se a fitohet më shumë në Kosovë apo në Londër, Rama ka dhënë këtë përgjigje.

“Unë i kam ja 15 apo 16 milionë euro asete edhe i kam ja 5 a 6 milionë euro borgje do të thotë asetet i mbulojnë borxhet, pra janë investime. Nëse unë nuk i kisha pas gjithë këto asete, edhe i kisha pas 6 milionë euro borxhe atëherë po, jam borxhli marova”, ka thënë ai./Front Online