Roma e fortë për Servetten, fitore e thellë në “Olimpico”.
Roma ka marr fitore ndaj Servettes me rezultat 4-0 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Evopës.
Kjo ishte fitorja e dytë e të besuarve të Jose Mourinhos në këtë garë.
Romelu Lukaku e hapi ndeshjen në minutën e 21-të kur shënoi për 1-0 pas asistimit të Zeki Celik.
Me të filluar pjesa e dytë Andrea Belloti shënoi për 2-0 pas asistimit të Lorenzo Pellegrinit.
Ky i fundi, Pellegrini shënoi për 3-0 duke i dhënë fund dilemës së fituesit.
Belotti e mbylli ndeshjen me golin e tij në minutën e 59-të për 4-0.
Roma me këtë fitore ka 6 pikë, aq sa Slavia Praga.