Ai shtoi se çështja e tensioneve Kosovë-Serbi do të diskutohet gjithashtu të enjten dhe të premten kur udhëheqësit nga afro 50 vende evropiane të takohen në Granada të Spanjës.

Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku është raportuar se vendet evropiane do të përpiqen që të organizojnë një takim në mes Osmanit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Më herët gjatë ditës, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme gjermane e quajti tërheqjen e trupave të Serbisë nga kufiri me Kosovën një “hap të rëndësishëm”, por i kërkoi Beogradit të bëjë më shumë për të de-përshkallëzuar tensionet me Kosovën.

Ndërkaq, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock nesër do të vizitojë Shqipërinë ku do të takohet edhe me ministrat e jashtëm të Kosovës dhe Serbisë, në një kohë kur tensionet janë rritur, pas sulmit terrorist në veri. /Express