Ylli kosovar, Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në fitoren e Chicago Fire ndaj skuadrës së Messit, Inter Miami.

Lojtari nga Zhegra e Gjilanit, ka realizuar dy gola në fitoren prej 4 me 1.

Shaqiri shënoi në minutën e 49-të dhe 73-të, duke qenë futbollisti më i vlerësuar i ndeshjes.Kujtojmë që Leo Messi nuk luajti për shkak të lëndimit.