Presidenti ShBA-së sot ka arritur në Izrael ku është takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, shkruan Reporteri.net.
Gjatë takimit me të, siç raporton BBC, Joe Biden i ka thënë kryeministrit Netanyahu se “duket” se sulmi në spitalin në Gaza është bërë nga grupi tjetër, e që është ai gjihadist islamik palestinez të cilin po e akuzon edhe vetë Izraeli.
Duke iu kthyer sulmit të mbrëmshëm të spitalit në Gaza, Joe Biden i thotë kryeministrit izraelit se “duket” se sulmi në spital është “bërë nga grupi tjetër”.
Biden thotë se është “thellësisht i pikëlluar dhe i zemëruar” nga ajo çfarë ka ndodhur.
“Bazuar në atë që kam parë, duket sikur është bërë nga ekipi tjetër, jo ju. Por ka shumë njerëz atje që nuk janë të sigurt, kështu që ne duhet të kapërcejmë shumë gjëra”, ka thënë Biden.
Izraeli ka akuzuar grupin gjihadist islamik palestinez se qëndron prapa këtij sulmi në spitalin e Gazës./Reporteri.net/