Arben LLALLA

Lëvizja Besa u themelua në Nëntor 2014 me një eufori nën petkun se përfaqësonin të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoni, por në të vërtet shumë drejtues të kësaj lëvizje ishin mare më parë me shoqatat bamirëse islame dhe kishin mbaruar shkollat teologjike islame. Me buzëqeshje, me premtime duke rrahur gjoksin drejtuesit e kësaj lëvizje po kërkonin votat shqiptare në Maqedoni në çdo qoshe, xhami, dyqane, diasporë, etj. Por koha tregojë se shumica e shqiptarëve nuk i besonte se këta vërtet përfaqësonin djalërinë kombëtare duke parë se shumë prej drejtuesve të Besës thirreshin në emër të Turqisë, Erdoganit dhe aktorëve të filmave turq. Pra nuk kishin shëmbëlltyrë figurat kombëtare shqiptare dhe aktorët e kulturës sonë. Shumë shpejtë për interesa të ngushta të 3-4 drejtuesve Lëvizja Besa u nda në dy grupe. Dhe në vitin 2019 u themelua Partia Alternativa nga figurat e pakënaqura të Lëvizjes Besa.

Lëvizja Besa keqpërdor Turqinë dhe Presidentit, Erdoganin

Dyshimet se kush qëndrojnë pas drejtuesve të Lëvizjes Besa arritën deri aty sa shërbimet e huaja por edhe ato të Shqipërisë të lëviznin për të mbledhur informacione nga burojnë të ardhurat ekonomike të kësaj partie, përse bëjnë vizita dhe takime të shpeshta në Turqi me figura të ndryshme politike jo shqiptare, etj.

Një deputet shqiptar në vitin 2015 u dërgua me mision për të takuar kryeministrin në atë kohë të Turqisë, Erdoganin dhe për ta pyetur nëse qëndron Turqia pas Lëvizjes Besa. Përgjigja që mori misionari deputeti shqiptare ishte Jo, Turqia nuk mbështet asnjë parti shqiptare në Ballkan.

Por figurat kryesore të Lëvizjes Besa dhe tashmë të grupit të ndarë prej saj Partia Alternativa filluan të shfrytëzonin tinëzisht disa njohje shoqërore për tu gjendur pra figurave politike të Turqisë dhe fotografuar me ta. Një nga këta figura që u keqpërdorë nga drejtuesit e Besës dhe Alternativës ishte ish-Kryetari i Kuvendit të Madh të Turqisë, Mustafa Shentopin i cili është me origjinë nga Maqedonia. Takimet e shpeshta të Shentopit me Bilall Kasamin dhe Afrim Gashin bëri që Shentopi të kritikohej nga partia e tij dhe presidenti, Erdogani. Kështu, pasi fituan zgjedhjet AKP, Shentopi nuk u zgjodh përsëri kryetar i Kuvendit të Madh të Turqisë edhe pse ishte pretendenti kryesor. Pas disa sinjaleve që i shkuan Turqisë nga shërbimet e huaja se Lëvizja Besa dhe Partia Alternativa po keqpërdorin figurat drejtuese të AKP, në qershor 2023 është dhënë urdhër që funksionarët e lartë të qeverisë turke të jenë të kujdesshëm, duke anashkaluar takimet me drejtuesit e Lëvizjes Besa dhe të partisë Alternativa. Për keqpërdorimin e figurave shtetërore turke nga drejtuesit e Lëvizja Besa, që në vitin 2020 asnjë përfaqësues i Lëvizjes Besa dhe kryetari i saj Bilall Kasami nuk janë ftuar të festat kombëtare turke që organizon ambasada-trupi diplomatikë në Shkup. Prej viti 2020 shumë shërbime zbulim dhe kundërzbulimi të disa vendeve perëndimore (midis tyre SHISH, CIA, DSK, etj) po vëzhgojnë me kujdes disa shoqata bamirëse islamike në Maqedoni të cilat njihen si mbështetëse të Lëvizjes Besa. Në përfundim të kësaj mjegulle me mashtrime Lëvizja Besa pësojë edhe një çarje, me ç’rast zëvendëskryetari i saj Arjanit Hoxha dhe deputeti Basri Bajrami u larguan nga Besa dhe themeluan partinë e tyre, Lëvizjen Demokratike Evropiane – LDP.

Shërbimet Inteligjencës kombëtaren: SHISH dhe AKI këshillojnë Ramën dhe Kurtin

Viteve të fundit politika zyrtare e Tiranës ka refuzuar disa herë në heshtje të bëjnë takime me drejtuesin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasamin. Vërehet se që prej vitit 2020, Bilall Kasami nuk ftohet më si dikur në takime këshilluese nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Presidentët e Shqipërisë nuk e kanë ftuar më Kasamin në kremtimin e festës kombëtare 28 Nëntorit ashtu siç janë ftuar dhe ftohen gjithë krerët e partive shqiptare të Maqedonisë, Kosovës, etj.

Këto ndodhën pasi SHISH në kohë reale kishte mësuar për qëllimet e disa individëve për lidhjet të dyshimta me struktura dhe shtete antiamerikane dhe antishqiptare si Irani, Greqia, Serbia dhe Rusia. Ky shërbim i Shqipërisë i kishte rekomanduar presidentin, kryeministrin dhe kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë për të pasur kujdes në ushtrimin e marrëdhënie me individë dhe subjektet politike.

Presidenti dhe kryeministri i Kosovës kanë realizuar disa vizita në Maqedoni me ç’rast kanë vizituar kryetarin e Lëvizja Besa Bilall Kasamin. Sipas informacioneve pas këtyre vizitave, AKI është informuar nga shërbimet mike të Kosovës si SHISH dhe CIA për profilin e këtij subjekti politik dhe lidhjet e tyre të dyshimta.

Kjo u vu re edhe prej mungesës së ftesës për Bilall Kasamin që të jetë në shoqërinë e kryeministrit Kurti dhe të Lulzim Jasharit, djali të heroit legjendar Adem Jasharit, në ndeshjen e futbollit midis kombëtares të Shqipërisë me të Çekisë më 12 tetor 2023. Në shoqërinë e këtyre dy figurave të njohura të shqiptarëve të Kosovës, kryeministrit Kurti dhe Jasharit ishte zëvendëskryeministri i Maqedonisë nga radhët e BDI, Artan Grubi.

Po kush është pas Lëvizjes Besa?

Kjo është pyetja që çdo votues shqiptar në Maqedoni përpara se të votojë t’i bëj pyetje vetes së tij. Historia është shkenca që mban shënime dhe nuk harron, faktet janë kokëforta. Të gjithë në Tetovë e dinë se kush i shkëmbente denarët që sillte pushteti i Millosheviçit në vitet 1992-1998 dhe ja kthenin në marka. Të gjithë e dinë se në cilën katund dhe shtëpi vinte Arkani dhe drekonte. Të gjithë në Tetovë e dinë se kush janë njerëzit e klanit mafioz të Zemunit. Duke mos anashkaluar lidhjet e atyre personave që kanë qenë në shërbim të Iranit në vitet 1988 e deri 2000, në shoqata bamirëse, etj.

Këto janë argumente të mjaftueshëm për aktivitetet për lidhjet me shërbimet e Millosheviçit. Këto janë veprime të drejtëpërdrtejtë që kanë mbështet gjenocidin në Kosovë dhe në Bosnjë, masakrat e pleqve dhe fëmijëve të pafajshëm.

Referuar faktit që ka pasur një proces për nxjerrjen para drejtësisë ndërkombëtare Millosheviçin dhe disa gjeneralëve të ushtrisë serbe, ende nuk ka pasur edhe një proces për nxjerrjen para drejtësisë të personave dhe grupeve që e kanë ndihmuar regjimin si në raste në fjalë.
Sipas informacioneve Shërbimet Inteligjente Perëndimore, por edhe ato SHISH e AKI kanë të dhënat e duhura, prandaj shqiptarët të bëjnë kujdes nuk duhet të jenë kurban për epshet e disa zullumqarëve që tradicionalisht janë në shërbim të vendeve antishqiptare si Serbia, Rusia, Greqia, Irani, etj.