Sipas të njëjtave burime, nga shtatori i vitit 2022 deri në korrik të këtij viti, biznesmeni ishte detyruar që t’i japë para të dyshuarës për çdo muaj, duke u kushtëzuar se nëse nuk e paguan, ajo do të vazhdojë t’i shkaktojë probleme në familje.

Duke vazhduar kështu të jetë viktimë e shantazhit, shuma që ia kishte caktuar ish-missi ishte 5 mijë euro për muaj. Pra për 11 muaj sa dyshohet se ka zgjatur ky raport sa i “nxehtë” por edhe i ashpër mes tyre, biznesmeni i bie se ka dhënë 55 mijë euro.

Në total, biznesmeni Jemini ka paguar rreth 175 mijë euro, duke përfshirë edhe blerjen e veturës, me kërcënime e shantazh.

Këto janë vetëm disa nga rastet që dyshohet se kanë ndodhur dhe po hetohen nga Prokuroria Themelore në Prizren, e cila ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarës, në drejtim të veprës penale “Shantazhi”.

Seanca dëgjimore për këtë rast tashmë është mbajtur, me ç’rast gjyqtari i procedurës parapake ka vendosur sa i përket kërkesës së Prokurorisë.