Partia në pushtet LSDM, në një kumtesë për media thotë se Qeveria ka shfrytëzuar 98 përqind të fondeve IPARD.

Sipas LSDM-së, Maqedonia e Veriut është lidere në rajon në shfrytëzimin e fondeve IPARD.

“Jemi vendi i parë që kemi filluar me programin IPARD 3, me çka hapen disa fusha për mbështetje, por edhe për pagesë avans për biznis ide. Bujqit i kanë parë përfitimet, me mbështetjen për të modernizuar prodhimet e tyre, të japin prodhime që konkurrojnë dhe të kontribuojnë për zhvillimin e ekonomisë”.

“Vitet e kaluara me ndihmën e BE-së janë krijuar kushte për modernizimin e prodhimit bujqësor, hapjen e shumë objekteve të reja përpunuese, objekte për turizmin rural, ferma, makineri moderne bujqësore, sisteme vaditëse, biznese të vogla nga zonat rurale”, thonë nga LSDM.