Majlinda Bregu, e cila aktualisht mban pozicionin e sekretares së përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), ka rrëfyer për emisionin “3D” në RTSH 1 mbi largimin e saj nga politika.

Ajo ka theksuar se është larguar nga politika për shkak të funksionit që ushtron aktualisht, teksa theksoi se e sheh politikën si ato ndeshjet kur iu dihet rezultati.

E kam lënë për shkak të pozicionit që kam tani, dhe nuk më duket interesante me thënë të drejtën. Më duket si ato ndeshjet kur dihet rezultati në fund, po aq sa bëj analiza në distancë, por që nuk e pëlqejnë autorët në lojë”, u shpreh Bregu.

Bregu u pyet edhe se si e shikon situatën ku ndodhet Partia Demokratike në të cilën ajo ka pasur funksione të rëndësishme si deputete nga viti 2005 dhe më pas në vitin 2007, kur u emërua ministre e Integrimit dhe zëdhënëse e qeverisë në kabinetin Berisha, një post që do ta ushtronte deri në vitin 2013. Ajo u shkëput nga politika në vitin 2018 duke u emëruar e sekretare e përgjithshme e RCC-së.

Sipas Bregut, PD-ja ndodhet në gjendjen më të rëndë që ajo mund ta kishte imagjinuar.

Jam në një pikë sa sado që ta kisha parashikuar, për fat të keq nuk kam gabuar, pasi mendoj se është edhe më keq nga çfarë kisha parashikuar”, theksoi Bregu