Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për televizionin “News24” ku ka folur gjatë për sukseset e fundit të Kombëtares shqiptare në kualifikueset e Euro 2024 dhe ka analizuar punën e bërë nga stafi teknik kuqezi me në krye Sylvinho-n.niveli më i lartë i rezultati sportiv është Botërori dhe pse jo, ne do ta tentojmë për 2026-n. Por që ta tentojmë duhet të shohim një herë edhe shortin, sepse varet edhe nga kundërshtarët. Megjithatë, ky është një ekip me kualitet të mirë, me një mentalitet të duhur, me dëhsirë maksimale dhe mund të arrijë që të jetë pjesë edhe i një Botërori. Pra, objektivi më i lartë për ekipin Kombëtar mbetet kualifikimi për Botëror. Objektivi më i afërt është që të kualifikohemi tani në Euro 2024.

– Një pyetje e fundit që ka të bëjë me skemën e re të kampionatit kombëtar Abissnet Superiore. A do ta rishikoni skemën, sepse duket sikur nuk po e jep atë efektin e duhur? Të paktën aktorët kryesorë që janë në fushë duket sikur nuk janë shumë dakord…

– Ne duhet ta shohim deri në fund, pastaj të nxjerrim konkluzionet. Ne kemi kohë që luajmë me një skemë me 10 skuadra, me katër faza vajtje-ardhje. Nuk është se kemi vendosur në një ditë që të bëjmë një mbyllje të kampionatit me një “Final 4” për të patur një spektakël final të katër skuadrave më të mira dhe për të fituar titullin. Kur kjo skemë vendoset që nga fillimi nuk ka pse paragjykohet, sepse të gjithë e dinë se për çfarë po luajnë. Kemi eksperienca të tilla me “Final 4” dhe që kanë rezultuar pozitive. Dhe ne kemi bindjen që edhe kjo do të jetë pozitive.

Pastaj, nëse do të kërkosh gjilpërën në kashtë, e gjen gjithkund. Çdo skemë ka të mirat dhe të këqijat e veta. Ne mendojmë se kjo skemë ka më shumë të mira se sa të këqija. Do të ketë shumë më shumë emocione në fund, në ndeshjet e “Final 4” dhe nuk i heq asnjë gjë kampionatit. Nuk besoj se kishte ndonjë gjë për të kritikuar në kuptimin sportiv ndeshja derbi mbrëmë në “Air Albania”. Pra, vazhdon të bëhet një kampionat i mirë, nuk mund të ketë tolerime sepse del jashtë katërshes, por edhe brenda katërshes ka stimuj të tjerë që nuk të lejojnë të bësh tolerime. Kështu që unë mendoj se është një skemë e mirë, e diskutuar padyshim, çdo gjë e re diskutohet, por pasi i shijon, atëherë edhe mund të bëjnë edhe autokritika, siç kanë bërë shumë njerëz autokritika për emërimin e Sylvinho-s në krye të Kombëtares shqiptare.