Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nga Athina sot deklaroi se me iniciativën e “Ballkanit të Hapur” është përpjekur që Ballkanin nga një zonë konflikti ta shëndrojmë në një vend të paqes dhe stabilitetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan disa marrëveshje shumëpalëshe dhe dypalëshe për realizimin e të drejtave themelore për lëvizjen e lirë të njerëzve, produkteve dhe kapitaleve, si pjesë e përfitimeve të planifikuara për një bashkëpunim më të madh rajonal dhe promovimin e lidhjes ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.