
Zëdhënsja e LDK-së, Sibel Halimi ka reguar lidhur me grevën e minatorëve, duke shpërndar një fotografi të tyre.
Halimi, gjendjen e puntorëve të Trepçës në ditën e sotme, e krahason me kohën e mbylljës së minatorëve të Tepçës kundër pushtimit serb, duke theksuar se nga viti 2019-të e deri më sot, kontributet pensionale iu janë paguar vetëm për 10 muaj.
“Kjo foto nuk është nxjerrë nga arkivat e historisë, nga mbyllja e minatorëve të Tepçës kundër pushtimit serb, por e ditës së sotme.Arsyeja për të hyrë në grevë urie është mospagesa me kohë e pagave, kushtet e rënda të punës; ndërsa, prej vitit 2019 e deri më sot, kontributet pensionale iu janë paguar vetëm për 10 muaj”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.
Reagimi i plotë: