Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen të enjten në Bruksel me ftesë të Bashkimit Evropian, për të diskutuar një propozim të ri për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Propozimi, i quajtur “modern evropian” nga zyrtarët e BE-së, pritet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me standardet evropiane për të drejtat e pakicave. Kurti dhe Vuçiq do të takohen edhe me liderët e Francës, Italisë, Gjermanisë dhe BE-së në margjinat e një samiti evropian. Takimet vijnë pas vizitave të shpeshta të diplomatëve perëndimorë në Prishtinë dhe Beograd, në përpjekje për të nxitur progresin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. (politiko.mk)