Georgina Rodriguez është siguruar që të gjithë sytë të ishin tek ajo, teksa ka qënë në stadium për të mbështetur Cristiano Ronalon në Arabinë Saudite, mbrëmjen e së martës.
Modelja 29-vjeçare, e cila është në një lidhje me futbollistin që prej vitit 2016, ka shfaqur trupin e saj në super formë, teksa kishte zgjedhur të vishte një palë xhinse të ngushta dhe një bluzë të skuadrës me flokët topuz.Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen, janë çizmet e saj të zeza me taka të larta, të cilat nuk mbetën pa u kritikuar nga ndjekësit e saj. Po ashtu edhe pozat e saj seksi në fushë.
“Të gjitha postimet e tua përmbajnë një foto me të pasmet e tua. Nuk i beson bukurisë tënde?”, shkruan një përdorues i Instagramit.
“Mos e shkel barin me ato taka”, shkruan një tjetër.
“Je e bukur por ato çizme në fushë…”, shton një tjetër.
Cristiano Ronaldo bëri “magjinë” e tij në Champions Leaguen aziatike në ndeshjen ndaj Al Duhail.