Deputetja e BDI-së Arta Bilalli Zendelin, në një intervistë për politiko.mk, ka folur për rolin dhe përfaqësimin e grave në politik, si dhe për punën e saj si sekretare për barazi gjinore në partinë e saj. Ajo ka thënë se është një proces i vazhdueshëm që të avancohet pozita e grave në institucionet shtetërore dhe Parlament. Ajo ka vleresuar se grupi parlamentar i BDI-së ka një numër shumë të mirë të deputeteve gra, mbi 40 për qind, por ka theksuar se duhet të punohet edhe për të vendosur gra në pozita të tjera. Ajo ka shtuar se gratë kanë potencial dhe meritojnë më shumë.
Zendelin ka deklaruar se mbështet punën për përmirsimin e rolit të grave në politik, si dhe për angazhimin e saj si sekretare për barazi gjinore në BDI.
“Është një proces tek i cili nuk mundemi të vendosim shenjën e pikës të paktën deri sa do të jem unë sekretare për mundësi të barabarta. Vazhdimisht duhet që të tentojmë për të avancuar gratë në pozita të ndryshme. Ne në parlament jemi mirë, rreth 40 për qind i grupit pralamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim janë gra edhe në raport me numrin e përgjithshëm të deputetëve, jemi një numër shumë i mirë mbi 40 për qind do me thënë më shumë se ajo që e kërkon kodi zgjedhor. Megjithatë duhet të punojmë më shumë në drejtim të vendosjes së grave edhe në pozita të tjera.
Është e vërtetë se proceset nuk mbarojnë kurrë dhe nevoja për reformim nuk mbaron kurrë, jo vetëm në vendet me demokraci në zhvillim por edhe në vendet më të zhvilluara dhe prandaj jemi këtu që të vazhdojmë me këto procese dhe në të ardhmen përfaqësimi i gruas në politikë të jetë në istanca edhe më të larta, sepse gratë vërtet meritojnë më shumë dhe ato kanë më shumë potencial më shum se sa që mendohet”, tha Zendeli. (politiko.mk)