Ushqimi është një proces sa i nevojshëm për çdo person. Nëpërmjet ushqimit, përveç shijes së mirë që përftohet, ai siguron edhe shumë vitamina dhe minerale për të cilat organizmi ka nevojë. Edhe pse të gjithë njerëzit duhet të ushqehen shëndetshëm dhe me kujdes, ndër vitaminat më të mira për meshkujt ekspertët specifikojnë në disa ushqime të veçanta.
Sipas ekspertëve, 9 nga 10 burra në botë nuk marrin sasinë e duhur të perimeve në ditë. Një dietë e shëndetshme përfshin të paktën 5 perime të freskëta në ditë. Një nga perimet më të rekomanduara është spinaqi, i cili përmban oksid natriumi. Ky element ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut dhe parandalon probleme të tilla si hipertensioni apo impotenca.
Bajamet – Bajamet janë një burim i mirë i magnezit, i cili gjithashtu ndihmon në rritjen e hormonit të testosteronit tek meshkujt. Testosteroni është një hormon i rëndësishëm për funksionin seksual, forcën e muskujve dhe disponimin. Bajamet gjithashtu ndihmojnë në funksionimin e mirë të nervave, zemrës dhe enëve të gjakut.
Kosi – Ashtu si femrat, edhe meshkujt janë të rrezikuar nga sëmundjet e kockave si osteoporoza. Kjo sëmundje bën që kockat të dobësohen dhe të thyhen, duke rritur rrezikun e frakturave. Pra, konsumimi i kosit ose qumështit për të ndihmuar shëndetin e kockave është shumë i rëndësishëm. Kosi përmban kalcium, proteina dhe vitaminë D, të cilat janë thelbësore për formimin dhe mirëmbajtjen e kockave. Nuk mjaftojnë më shumë se 80 gramë në ditë për një trup të shëndetshëm dhe pa probleme.
Domatet – Domatet janë të pasura me lyktopene, të cilat janë ndër antioksidantët më të mirë për shëndetin e organizmit. Sipas mjekëve, ky antioksidant është treguar se mbron meshkujt nga sëmundjet e prostatës. Prostata është një organ gjenital tek meshkujt që prodhon lëngun seminal. Sipas studimeve, konsumimi i domateve ul rrezikun e zhvillimit të kancerit të prostatës.
Patatet – Karbohidratet që përmbajnë patatet janë shumë të vlefshme për shëndetin e mirë të meshkujve me kalimin e moshës. Ideja për t’i hequr ato plotësisht nga dieta juaj ditore për të humbur peshë është e gabuar. Konsumoni shumë patate të ziera ose të pjekura në mënyrë që të përfitoni nga karbohidratet e shëndetshme. Të pasura me kalium më shumë se bananet dhe vitaminën C, patatet janë një burim i shkëlqyer energjie.
Shalqiri – Ashtu si domatet, edhe shalqiri përmban liktopene që parandalojnë sëmundjet apo kancerin e prostatës. Konsiderohet si një super ushqim nga mjekët pasi përmban edhe shumë ujë që largon toksinat nga trupi. Uji është jetik për funksionin e mirë të veshkave, zemrës dhe lëkurës. Shalqiri përmban gjithashtu vitamina A, C dhe B6, të cilat janë të dobishme për sistemin imunitar, shikimin dhe metabolizmin.
Këto janë disa nga ushqimet më të mira për shëndetin e meshkujve, por jo të vetmet. Një dietë e ekuilibruar dhe e larmishme, e kombinuar me aktivitet fizik dhe një mënyrë jetese të shëndetshme, mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve. (politiko.mk)