Ish-kryeministri kinez Li Keqiang ka vdekur nga një atak në zemër në moshën 68-vjeçare.
Media shtetërore tha se ai vdiq 10 minuta pas mesnatës të së premtes, pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë.
Ai ishte i vetmi zyrtar i lartë aktual që nuk i përkiste grupit besnik të Xi.
“Vdekja e Li do të thotë humbje e një zëri të shquar moderator brenda niveleve të larta të Partisë Komuniste Kineze, me sa duket askush nuk është në gjendje të marrë përsipër mantelin,” i tha BBC-së Ian Chong, studiues jorezident në institutin Carnegie China.
“Kjo ndoshta do të thotë edhe më pak kufizim ndaj ushtrimit të pushtetit dhe autoritetit të zotit Xi.”
Li u rendit i 14-ti në listën e revistës Forbes të vitit 2013 të njerëzve më të fuqishëm në botë.