31 tetori shënon edhe festën e Halloëeen-it, teksa as yjet dhe ekipet më të mëdha të futbollit nuk iu shpëtojnë rrengjeve dhe truqeve të frikshmeve, duke përfunduar në qendër të vëmendjes.
Media dhe fansa të ndryshëm kujdesen që të bëjnë fotomontazhe nga më pikantet, ku në fokus padyshim janë yjet e futbollit.
Prestigjiozja spanjolle “Marca” ka publikuar së fundmi disa foto nga protagonistë të “El Clasicco”-s, Barcelona-Real që do të zhvillohet ditën e nesërme. Në to shfaqen Ançeloti, Ksavi, Levandovski, Ter Shtegen, Rudiger, nën maskën e personazheve të ndryshëm si Drakula, kllouni, skeleti, zombi, Fredi Grueger, Chuky, etj.
etj.