Këngëtarja Dafina Zeqiri mbetet padyshim një ndër artistet më të talentuara dhe njëkohësisht më të pëlqyera nga publiku

Mbrëmjen e djeshme ajo ishte e ftuar në “Festivalin e Këngës” në Prishtinë ku zgjedhur të performojë për publikun këngën e saj të titulluar ‘Veç ti ’.

Dafina dukej shumë bukur teksa kishte veshur një fustan të zi të gjatë me disa detaje duarsh te pjesa e gjoksit.

Urimet nuk kanë munguar për këngëtaren dhe diçka që mori vëmendjen e të gjithëve ishte veprimi që bëri Kreshnik Gjergji.

Për të gjithë ata që ky emër nuk ju thotë asgjë kujtojmë që ai prej kohësh tashmë aludohet të jetë në një lidhje më artisten.

Bisnesmeni i njohur e ka postuar Zeqirin në instastory duke i vendosur asaj një kurorë, më pas këngëtarja e ka bërë repost “story-n” e tij duke e shoqëruar me shenjen e infinitit dhe një zemër çka lë të kuptohet një dashuri e pafundme.

Duket se Dafina ka pranuar lidhjen me biznesmenin ose dëshiron ta mbaj publikun e saj shumë kureshtar dhe herë pas here të bëj veprime të tilla.

Dyshja  janë parë disa herë bashkë madje ajo e ka postuar edhe në rrjetet sociale.