Të paktën 21 persona kanë vdekur nga zjarri në një minierë në Kazakistan, në pronësi të gjigantit të çelikut “ArcelorMittal”.

Zjarri erdhi në të njëjtën ditë kur presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, urdhëroi ndalimin e investimeve në kompani.
23 të tjerë nga 252 personat që punonin në minierën Kostenko po kërkohen, raportoi BBC.

Presidenti Tokayev ka distancuar kabinetin e tij nga kompania.

Ky është incidenti i dytë fatal në dy muajt e fundit në një kantier të operuar nga “ArcelorMittal” në Kazakistan. Në gusht, katër minatorë vdiqën pasi një zjarr shpërtheu në minierën e Karagandës.

Dhe në nëntor 2022, pesë persona vdiqën dhe katër të tjerë u shtruan në spital pas një rrjedhje gazi metani në një minierë në të njëjtën zonë.